Kërkohen bashkëpunëtorë: Artizanë (Për projektin: Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës)

Kërkohen bashkëpunëtorë: Artizanë (Për projektin: Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës)

Për projektin: Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës

Qendra për zhvillim dhe Integrim –CDI po zbaton projektin “Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës” në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.

Projekti “Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës” synon të promovojë dhe konservojë trashëgiminë e pasur etnografike artizanale tekstile të zonës së Lezhës me anë të kombinimit të talentit dhe aftësisë së artistëve të rinj dhe metodave moderne me metodat tradicionale dhe eksperiencën e artizanëve profesionitë.

Artizanët e Lezhës (90% gra e vajza, 10% burra), do të jenë bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë si palë e interesuar dhe përfitues direkt të projektit. Gjitashtu edhe Drejtoria e Kulturës në Bashki dhe institucione të tjera si Muzeu, Biblioteka apo Pallati i Kulturës do të jenë bashkëpunëtorë të vazhdueshëm për realizimin me sukses të këtij projekti.

Ky projekt do të ndikojë direkt të moshat e reja të gjimnazeve për njohjen dhe identifikimin me trashëgimë e pasur kulturore të trevës së tyre, do të ndihmojë në impakt afatmesëm në promovimin etrashëgimisë kulturore, dhe unifikimin e punës së artizaneve si dhe në nivel afatgjatë do të jetë një kontrbut i jashtëzakonshëm në ruajtjen e kësaj pasurie të papërsëritshme të popullit shqiptar.

Përshkrimi i punës:

  1. Kostume popullore me qera të sistemuara sipas zonave (Kallmet, Pllanë, Shehër, Zadrimë, Mirditë, Malsi e Madhe) së bashku me ndërhyrjet e nevojshme sipas këshillave të etnografit për t’iu përshtatur sa më mirë traditës historike të secilës treve.
  2. Sigurimi I ndërhyrjeve në kohë e në cilësi sipas përshkrimit të etnografit.
  3. Asistencë në veshjen dhe përgatitjen e modeleve për fotografim.

Koha e parashikuar për angazhim me këto aktivitete është 60 ditë (e shpërndarë në kohë)

Kriteret:

Preferohen kandidatё tё cilёt:

  • Njohin mirë teknikat e punimit artisan,
  • Kanë në dispozicion mjete dhe punëtorë të mjaftueshëm për kryerjen në kohë të punimeve.
  • Kanё eksperiencё nё punë të ngjashme jo më pak se 5 vite
  • Kanё aftёsi tё mira komunikuese
  • Njohin zonën e Lezhës dhe arealin etnografik të saj.
  • Jetojne ne territorin e Bashkise Lezhe.

Aplikimi:

Kandidadёt duhet tё dërgojnë në emailin mark.ruci@gmail.com deri në datën 25 korrik 2019, dokumentat e mëposhtëm:

  1. Curriculum Vitae, portofol artistic ose esktratkt QKR
  2. Letёr interesi
  3. Ofertë financiare për përshkrimin e punës si më sipër

Kandidatёt e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Leave a Reply