Përshkrim i shkurtër i projektit :
Qendra për zhvillim dhe Integrim –CDI po zbaton projektin “Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës” në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.
Projekti “Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës” synon të promovojë dhe konservojë trashëgiminë e pasur etnografike artizanale tekstile të zonës së Lezhës me anë të kombinimit të talentit dhe aftësisë së artistëve të rinj dhe metodave moderne me metodat tradicionale dhe eksperiencën e artizanëve profesionitë.
Artizanët e Lezhës (90% gra e vajza, 10% burra), do të jenë bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë si palë e interesuar dhe përfitues direkt të projektit. Gjitashtu edhe Drejtoria e Kulturës në Bashki dhe institucione të tjera si Muzeu, Biblioteka apo Pallati i Kulturës do të jenë bashkëpunëtorë të vazhdueshëm për realizimin me sukses të këtij projekti.
Ky projekt do të ndikojë direkt të moshat e reja të gjimnazeve për njohjen dhe identifikimin me trashëgimë e pasur kulturore të trevës së tyre, do të ndihmojë në impakt afatmesëm në promovimin etrashëgimisë kulturore, dhe unifikimin e punës së artizaneve si dhe në nivel afatgjatë do të jetë një kontrbut i jashtëzakonshëm në ruajtjen e kësaj pasurie të papërsëritshme të popullit shqiptar.
Përshkrimi i punës:
- Në bashkëpunim edhe më shkollat e mesme, nxënësit dhe mësuesit në secilën nga qendrat e banuara ku më së shumti janë të përqendruar banorët nga secila zonë etnografike, etnografi do të mundësojë që 40 kostumet popullore, 18 meshkuj dhe 22 femrash, nga 6 zonat etnografike të Lezhës (Mirditore, Zadrimore, Malsore, Kallmetore, Pallanore dhe qytetare) të evidentohen, të përshkruara me tekstin përkatës dhe me fotografi të rastit. (angazhimi i parashikuar 40 ditë)
- kryerja e ndërhyrjeve të domosdoshme në kostumet që do të përdoren për krijim e setit fotografik për t’u përshtatur me përshkrimin original dhe kontekstin historik të kostumeve. Për të mundësuar setin fotografik do të merren me qera nga ndonjë punishte artizanale 40 kostumet e zonës së Lezhës, me kushtin që të kryhen edhe ndërhyrjet e nevojshme për ta përshtatur kostumet në mënyrë që të mos kemi mangësi në kostume (angazhimi i parashikuar 10 dite)
- Asistencë për krijimin e një database elektronik të kostumeve popullore bashkë me përshkimet përkatëse. Të gjitha kostumet do të kenë foto në disa perspektiva, si dhe shpjegimin me tekst të secilit. Pas fotografimit do të angazhohet një graphic designer për të përpunuar fotot dhe për të krijaura një database me foldera të veccantë për secilën zonë etnografike. Fotot do të shoqërohen të gjitha me përshkrimin përkatës nga ana e etnografit. (angazhimi i parashikuar 10 dite)
Kriteret:
Preferohen kandidatё tё cilёt:
- Të njohin në detaje etnografinë e Lezhës,
- Kanё eksperiencё nё punë të ngjashme jo më pak se 10 vite
- Kanё aftёsi tё mira komunikuese
- Njohin mirё teknikat e pëpunimit artisanal të veshjeve popullore.
- Njohin zonën e Lezhës dhe arealin etnografik të saj.
- Jetojne ne territorin e Bashkise Lezhe.
Aplikimi:
Kandidadёt duhet tё dërgojnë në emailin mark.ruci@gmail.com deri në datën 25 Korrik 2019, dokumentat e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae, portofol artistic ose ekstrakt QKR
- Letёr interesi
- Kandidatёt e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
- Ofertë financiare për përshkrimin e punës si më sipër
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.