Përshkrim i shkurtër i projektit :
Qendra për zhvillim dhe Integrim –CDI po zbaton projektin “Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës” në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.
Projekti “Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës” synon të promovojë dhe konservojë trashëgiminë e pasur etnografike artizanale tekstile të zonës së Lezhës me anë të kombinimit të talentit dhe aftësisë së artistëve të rinj dhe metodave moderne me metodat tradicionale dhe eksperiencën e artizanëve profesionitë.
Artizanët e Lezhës (90% gra e vajza, 10% burra), do të jenë bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë si palë e interesuar dhe përfitues direkt të projektit. Gjitashtu edhe Drejtoria e Kulturës në Bashki dhe institucione të tjera si Muzeu, Biblioteka apo Pallati i Kulturës do të jenë bashkëpunëtorë të vazhdueshëm për realizimin me sukses të këtij projekti.
Ky projekt do të ndikojë direkt të moshat e reja të gjimnazeve për njohjen dhe identifikimin me trashëgimë e pasur kulturore të trevës së tyre, do të ndihmojë në impakt afatmesëm në promovimin etrashëgimisë kulturore, dhe unifikimin e punës së artizaneve si dhe në nivel afatgjatë do të jetë një kontrbut i jashtëzakonshëm në ruajtjen e kësaj pasurie të papërsëritshme të popullit shqiptar.
Përshkrimi i punës:
Fotografi do të realizojë seanca fotografimi në bashkëpunim me stafin e projektit, dhe me aktorët e tjerë të përfshirë, si Drejtoria e Kulturës dhe Muzuet në Bashki, etnografët e angazhuar si dhe me shkollat partnere, do të krijojë një data base elektronik, të sistemuar në skedat përkatëse për secilën zonë (6 zona), secilin kostum (40 kostume), secilin detaj, shoqëruar me përshkrimet përkatëse të bëra nga etnograf specialist. Fotografi merr përsipër edhe sigurimin e modeleve sipas nevojave të fotografimit.
Puna është parashikuar që të zgjasë 2 (dy) muaj.
Kriteret:
Preferohen kandidatё tё cilёt:
- Jetojnё nё bashkinë Lezhë,
- Kanё mbaruar shkollёn e lartё në Akademinë e Arteve ose fusha të ngjashme
- Kanё eksperiencё nё punë të ngjashme
- Kanё aftёsi tё mira komunikuese
- Njohin mirё teknikat e fotografimit.
- Njohin zonën e Lezhës dhe arealin etnografik të saj.
- Jetojne ne territorin e Bashkise Lezhe.
Aplikimi:
Kandidadёt duhet tё dërgojnë në emailin mark.ruci@gmail.com deri në datën 25 korrik 2019, dokumentat e mëposhtëm:
- Diplomën e Universitetit
- Curriculum Vitae, portofol artistic ose ekstrakt regjistrim biznesi
- Letёr interesi
- Ofertë financiare për përshkrimin e punës si më sipër
Kandidatёt e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.