Kërkohen bashkëpunëtorë: Graphic designer (Për projektin: Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës)

Kërkohen bashkëpunëtorë: Graphic designer (Për projektin: Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës)

Përshkrim i shkurtër i projektit :

Qendra për zhvillim dhe Integrim –CDI po zbaton projektin “Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës”  në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.

Projekti “Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës” synon të promovojë dhe konservojë trashëgiminë e pasur etnografike artizanale tekstile të zonës së Lezhës me anë të kombinimit të talentit dhe aftësisë së artistëve të rinj dhe metodave moderne me metodat tradicionale dhe eksperiencën e artizanëve profesionitë.

Artizanët e Lezhës  (90% gra e vajza, 10% burra), do të jenë bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë si palë e interesuar dhe përfitues direkt të projektit. Gjitashtu edhe Drejtoria e Kulturës në Bashki dhe institucione të tjera si Muzeu, Biblioteka apo Pallati i Kulturës do të jenë bashkëpunëtorë të vazhdueshëm për realizimin me sukses të këtij projekti.

Ky projekt do të ndikojë direkt të moshat e reja të gjimnazeve për njohjen dhe identifikimin me trashëgimë e pasur kulturore të trevës së tyre, do të ndihmojë në impakt afatmesëm në promovimin etrashëgimisë kulturore, dhe unifikimin e punës së artizaneve si dhe në nivel afatgjatë do të jetë një kontrbut i jashtëzakonshëm në ruajtjen e kësaj pasurie të papërsëritshme të popullit shqiptar.

Përshkrimi i punës:

  1. Konceptim logo dhe Banner I projektit
  2. Përpunimi grafik i fotove dhe krijimi i një database elektronik të tyre bashkë me përshkimet përkatëse.  Të gjitha kostumet do të kenë foto në disa perspektiva, si dhe shpjegimin me tekst të secilit. Pas fotografimit do të angazhohet një graphic designer për të përpunuar fotot dhe për të krijaura një database me foldera të veccantë për secilën zonë etnografike. Fotot do të shoqërohen të gjitha me përshkrimin përkatës nga ana e etnografit
  3. Konceptim, design dhe printim i albumit fotografik hard cover
  4. Konceptim dhe design i elemeteve të ekspozitës fotografike
  5. Konceptim dhe design I ftesave, posterave dhe elementeve të tjerë promovues për ekspozitën.
  6. Printim albumi fotografik me leter me shkelqim mat 150 mg, 100 faqe full color, lidhje me qepje, hard cover, format 25x 25 cm, 500 kopje.

Koha e parashikuar për angazhim me këto aktivitete është 60 ditë (e shpërndarë në kohë)

Kriteret:

Preferohen kandidatё tё cilёt:

  • Njohin mirë programet e designit,
  • Kanё eksperiencё nё punë të ngjashme jo më pak se 5 vite
  • Kanё aftёsi tё mira komunikuese
  • Njohin mirё teknikat e pëpunimit graphic dhe formateve të ndryshme të albumeve.
  • Njohin zonën e Lezhës dhe arealin etnografik të saj.
  • Jetojne ne territorin e Bashkise Lezhe.

Aplikimi:

Kandidadёt duhet tё dërgojnë në emailin mark.ruci@gmail.com deri në datën 25 korrik 2019, dokumentat e mëposhtëm:

  1. Curriculum Vitae dhe portofol artistik
  2. Letёr interesi
  3. Ofertë financiare për përshkrimin e punës si më sipër

Kandidatёt e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Leave a Reply